Aktualitet

Shtyhet gjyqi për ‘Plumbin e Artë’/ Ndoci u arratis nga burgu! Avokati Shkëmbi: Policia të njoftojë mbi gjetjen ose jo të Ndocit

Gjyqi ka vijuar pa prezencën e të pandehurit dhe është mbrojtur nga avokati Aldo Shkëmbi. 

15 Janar 2026, 12:16 Nga D.S
Shtyhet gjyqi për ‘Plumbin e Artë’/ Ndoci u arratis nga
Altin Ndoci

TIRANË- Ka vijuar procesi gjyqësor i çështjes 'Plumbi i Artë', ndërkohë i akuzuar është edhe Altin Ndoci, i arratisuri nga burgu i Durrësit, dy ditë më parë. Gjyqi ka vijuar pa prezencën e të pandehurit dhe është mbrojtur nga avokati Aldo Shkëmbi. 

Sipas Shkëmbit, Ndoci mund të ndodhet edhe në banesën e tij, por për shkaqe procedurale, Policia e Shtetit duhet të bëjë njoftimin e tij. Gjithashtu, Prokurorja Doloreza Musabelliu tha se, policia duhet të njoftojë, çfarë bëhet me urdhrin e arrestit që ka ndaj të arratisurit.

Për këtë arsye, Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për çështjen,për të pritur njoftimin nga Policia e shtetit, në zbatim të procedurave për gjetjen ose jo të Ndocit. Seanca e radhës u caktua me 20 janar ora 10:00.

Avokati Aldo Shkëmbi: I kërkojmë gjykatës ti drejtohet policisë që të marrë masa për njoftimin e klientit. Ai mund të ndodhet edhe në banesën e tij, ne këtë nuk e dimë, e përderisa burgjet njoftojnë se nuk ndodhet aty. Për shkaqe proceduriale Policia e Shtetit duhet të bëjë njoftimin e tij.

Prokuroja Doloreza Musabelliu: Për të qenë korrekt, me fazat proceduriale ku i pandehuri i fshihet drejtësisë, duhet ti drejtohemi policisë për të qenë në dijeni se çfarë bëhet me urdhrin e arrestit që ka ndaj tij.

Dibra: Nese ai ka patur dijeni për këtë seancë para arratisjes nuk përbën shkak për moszhvillimin e seancës. Fakti është që ai në seancat e shumta gjyqësore që janë bërë nuk është paraqitur përjashtuar në një rast, ka qenë zgjedhja e tij. Mund të ndodh që në ditët në vijim nga kërkimet policore mundet që mos të gjendet dhe arrestohet. Mund të ndodh edhe në seancat vijuese mos marrja dijeni. Vlerësojeni që të vazhdoj gjykimi në prani të avokatëve që e përfaqësojnë atë për të mos u bërë shkak për shtyrje të seancave

Avokati Aldo Shkëmbi: Vëmë në dijeni që në çdo seancë Altin Ndoci ka dhënë aprovimin ta përfaqësojmë, në këtë rast nuk e dimë. Kështu që të zbatohet procedura, të kërkohet për tu njoftuar, mund të ketë reflektuar.

Si ndodhi ngjarja?

Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.

Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.

Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij. 

Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al

altin ndoci spak gjk plumbi i arte

Sondazh

Poll