Aktualitet

VIDEO/ Transportonte drogë me vlerë 60 mijë euro! Arrestohet 52-vjeçari, lënda narkotike do të shitej në Krujë dhe Tiranë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Cargo”, uniformat blu u kapën në flagrancë Afrim Meçe, banues në Krujë.

15 Janar 2026, 08:53 Nga D.S
VIDEO/ Transportonte drogë me vlerë 60 mijë euro! Arrestohet
foto nga vengjarja

TIRANË- Policia e Tiranës ka sekuestruar  60 kilogramë kanabis sativa, ndërsa arrestoi një 52-vjeçar, i cili po transportonte lëndën narkotike.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Cargo”, uniformat blu u kapën në flagrancë Afrim Meçe, banues në Krujë. Sipas njoftimit zyrtar, në automjetin që drejtonte 52-vjeçari, u gjetën 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë, e cila do të shitej në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë.

Policia njoftn se, në cilësinë e provës materiale u sekuesktruan, automjeti dhe 1 celular, ndërkohë që, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ksaj veprimtarie kriminale.

Njoftimi zyrtar i policisë: 

"Tiranë/Punë operacionale dhe hetime me metoda proaktive, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Cargo”. Sekuestrohen 60 kilogramë lëndë narkotike kanabis. Vihet në pranga 52-vjeçari që u kap në flagrancë në fshatin Luz, duke transportuar me automjet, lëndën narkotike, me qëllim shitjen.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Cargo”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi: -A. M., 52 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në fshatin Luz, Fushë Krujë, automjetin me drejtues shtetasin A. M., në të cilin kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë. Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike (me vlerë rreth 60 000 euro) do të shitej në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 celular. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Dosja.al 

afrim meçe kruje tirane 60 mije euro droge

Sondazh

Poll