Aktualitet

Kush janë disa nga të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u dërguan nga burgu i Durrësit në qelitë e Peqinit? (EMRAT)

Mësohet se, mes të burgosurve që u transferuan janë edhe ata që janë arrestuar gjatë Operacionit  ‘Ura’ dhe Revansh.

15 Janar 2026, 09:04 Nga D.S
Kush janë disa nga të burgosurit me rrezikshmëri të
Burgu i Peqinit

DURRËS- Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, mesnatën e shkuar. 

Mësohet se, mes të burgosurve që u transferuan janë edhe ata që janë arrestuar gjatë Operacionit  ‘Ura’ dhe Revansh. Transferimi u realizua nën masa ekstreme sigurie, me shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore dhe protokolle të rrepta. Kolona mbërriti në Peqin rreth orës 00:15.

Ky vendim për zhvendosjen e eksponentëve më të rrezikshëm të botës së krimit erdhi pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit. Ndërkohë, burgu i Durrësit, i njohur edhe si “burgu i VIP-ave”, u vu në fokus për shkak të kushteve dhe nivelit të sigurisë. 206 të dënuar dhe paraburgosur u rivlerësuan për shkallën e rrezikshmërisë, ndërsa më problematikët u përzgjodhën për t’u sistemuar në Peqin./Dosja.al 

burgu i durresit burgu i peqinit

Sondazh

Poll