Aktualitet

Mashtroi rojen duke i thënë se ishte pronari i makinës/ Arrestohet 18 vjeçari që vodhi automjetin nga vendparkimi

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në rrugën “Hajdar Hidri” në kryeqytet, ku 18-vjeçari me iniciale A. L., dyshohet se ka shkuar te vendparkimi i automjeteve, ku ka mashtruar rojën e subjektit, se do të merrte automjetin e tij.

15 Janar 2026, 10:44 Nga D.S
Mashtroi rojen duke i thënë se ishte pronari i makinës/
Automjeti i vjedhur

TIRANË- Një 18-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se vodhi një automjet në parkim. Sipas policisë, ngjarja ndodhi në rrugën “Hajdar Hidri” në kryeqytet, ku 18-vjeçari me iniciale A. L., dyshohet se ka shkuar te vendparkimi i automjeteve, ku ka mashtruar rojën e subjektit, se do të merrte automjetin e tij.

Uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në Valias, automjetin e vjedhur, tip “Volkswagen Jetta”. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

"Tiranë/ Vodhi 1 automjet, duke mashtruar rojen e vendparkimit në rrugën “Hajdar Hidri”, se ishte pronari i automjetit, identifikohet dhe arrestohet 18-vjeçari. Gjendet në Valias, dhe sekuestrohet automjeti i vjedhur, tip “Volkswagen Jetta”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit se në një vendparkim për automjete, në rrugën “Hajdar Hidri”, ishte vjedhur nëpërmjet mashtrimit, 1 automjet tip “Volkswagen Jetta”, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi A. L., 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u gjet në fshatin Valias, automjeti i vjedhur.

18-vjeçari dyshohet se me qëllim vjedhjen, ka shkuar te vendparkimi i automjeteve, ku ka mashtruar rojën e subjektit, se do të merrte automjetin e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al

vodhi automjetin ne parking arrestohet 18 vjecari tirane

Sondazh

Poll