Aktualitet

Kreu vizitën mjeksore të Altin Ndocit, Prokuroria e Durrësit merr në pyetje mjekun kirurg

Mjeku i cili ka kryer vizitën është Naim Mediu, kirurgu i përgjithshëm. 

14 Janar 2026, 20:00 Nga E.d
Kreu vizitën mjeksore të Altin Ndocit, Prokuroria e Durrësit merr
Foto ilustruse

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka marrë ditën e sotme në pyetje mjekun i cili ka kryer vizitën mjeksore të Altin Ndocit, i cili u arratis ditën e djeshme gjatë kryerjes së një vizite mjeksore. Mjeku i cili ka kryer vizitën është Naim Mediu, kirurgu i përgjithshëm, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Durrësit, për të dhënë dëshminë e tij, në lidhjen me ngjarjen e ndodhur.

Në kuadër të kësaj ngjarje janë pezulluar:

•  Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
•  Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
•  Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
•  Aulon Quku – Kryeinfermier;
•  Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
•  Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
•  Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
•  Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
•  Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
•  Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
•  Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

Si ndodhi ngjarja?

Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.

Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.

Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij. 

Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al

 altin ndoci naim mediu prokuroria

Sondazh

Poll