Aktualitet

Vendimi hyn në fuqi javën e ardhshme/ DASH merr vendimin: Pezullohen vizat e emigracionit me Shqipërinë

Ky pezullim i raportuar vjen ndërsa po zhvillohet një goditje e gjerë ndaj imigracionit që po ndjek Presidenti republikan i SHBA-së Donald Trump që nga marrja e detyrës në janar të vitit të kaluar.

14 Janar 2026, 17:21 Nga E.d
Vendimi hyn në fuqi javën e ardhshme/ DASH merr vendimin: Pezullohen
Foto ilustruse

SHBA - DASH ka njoftuar sot pezullimin e vizave të emigracionit për Shqipërinë. Memorandumi i Departamentit të Shtetit, i parë fillimisht nga Fox News Digital, u udhëzon zyrtarëve konsullorë të refuzojnë vizat sipas ligjit ekzistues, ndërkohë që departamenti rishikon procedurat e kontrollit dhe verifikimit.

Pezullimi do të fillojë më 21 janar dhe do të vazhdojë pa afat të caktuar, derisa departamenti të kryejë një rivlerësim të procesimit të vizave të emigracionit. Ky pezullim i raportuar vjen ndërsa po zhvillohet një goditje e gjerë ndaj imigracionit që po ndjek Presidenti republikan i SHBA-së Donald Trump që nga marrja e detyrës në janar të vitit të kaluar.

Në nëntor, Trump kishte premtuar se do të pezullonte përkohësisht migrimin nga të gjitha vendet e treta të Botës, pas të shtënave me armë pranë Shtëpisë së Bardhë nga një shtetas afgan që vrau një anëtar të Gardës Kombëtare. Në listë gjithsej janë 75 vende, mes tyre Shqipëria dhe Kosova.

Lista e plotë e vendeve për qytetarët e të cilëve pezullohet dhënia e vizave amerikane:

Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbaixhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje-Hercegovinë, Brazil, Burma, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbërt, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Demokratike e Kongos, Dominika, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Fixhi, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Grenada, Guatemala, Guinea, Haiti, Iran, Irak, Xhamaika, Jordani, Kazakhstan, Kosova, Kuvajt, Kyrgyzstan, Laos, Liban, Liberi, Libi, Maqedonia e Veriut, Moldova, Mongolia, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeria, Pakistan, Republika e Kongos, Rusia, Ruanda, Saint Kits dhe Nevis, Saint Lucia, Saint Vincent dhe Grenadines, Senegal, Sierra Leone, Somalia, Sudani Jugor, Sudan, Siria, Tanzania, Tailanda, Togo, Tunizia, Uganda, Uruguaj, Uzbekistan and Jemen.

shba donald trump viza

Sondazh

Poll