Aktualitet

DASH bllokoi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë

Kategoritë e vizave të prekura janë bashkimi familjar, punësimi, birësimi, emigrantët speciale, emigrim diversiteti (lotaria), ndërsa vizat studentore dhe turistike mbeten të paprekura.

14 Janar 2026, 19:02 Nga E. D
DASH bllokoi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor,
foto ilustruese

SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të pezullojë nga data 21 janar përpunimin e vizave të imigrantëve për shtetas nga 75 vende, përfshirë edhe Shqipërinë, në kuadër të një rivlerësimi të gjerë të procedurave të imigracionit.

Me këtë vendim DASH ka bllokuar të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria përveç Serbisë. Ky vendim synon të ndalojë hyrjen në SHBA të aplikantëve që konsiderohen të rrezikuar të kthehen në “barrë publike” për shtetin amerikan.

Kategoritë e vizave të prekura janë bashkimi familjar, punësimi, birësimi, emigrantët speciale, emigrim diversiteti (lotaria), ndërsa vizat studentore dhe turistike mbeten të paprekura.

Ky pezullim i raportuar vjen ndërsa po zhvillohet një goditje e gjerë ndaj imigracionit që po ndjek Presidenti republikan i SHBA-së Donald Trump që nga marrja e detyrës në janar të vitit të kaluar. Në nëntor, Trump kishte premtuar se do të pezullonte përkohësisht migrimin nga të gjitha vendet e treta të Botës, pas të shtënave me armë pranë Shtëpisë së Bardhë nga një shtetas afgan që vrau një anëtar të Gardës Kombëtare.

Lista e plotë e vendeve për qytetarët e të cilëve pezullohet dhënia e vizave amerikane:

Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbaixhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje-Hercegovinë, Brazil, Burma, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbërt, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Demokratike e Kongos, Dominika, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Fixhi, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Grenada, Guatemala, Guinea, Haiti, Iran, Irak, Xhamaika, Jordani, Kazakhstan, Kosova, Kuvajt, Kyrgyzstan, Laos, Liban, Liberi, Libi, Maqedonia e Veriut, Moldova, Mongolia, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeria, Pakistan, Republika e Kongos, Rusia, Ruanda, Saint Kits dhe Nevis, Saint Lucia, Saint Vincent dhe Grenadines, Senegal, Sierra Leone, Somalia, Sudani Jugor, Sudan, Siria, Tanzania, Tailanda, Togo, Tunizia, Uganda, Uruguaj, Uzbekistan and Jemen./Dosja.al

dash ballakni perendimore

Sondazh

Poll