14 Janar 2026, 18:32
Nga E.d
Foto ilustruse
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria është një vend me interes të madh për Kinën sa i përket çështjeve të energjisë.
Në një koment për Top News, ambasada e SHBA vlerëson investimin e fundit të bërë nga kompania amerikane Clean VVorld Professional për ndërtimin e një parku Eolik në zonën e Tropojës me kapacitet 600 megavat.
Në të njëjtën kohë, ambasada vë theksin te nxitja e transparencës dhe drejtësisë në Shqipëri, për ta bërë vendin tërheqës për investimet amerikane.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret progresin në investimin e CËP-së, duke sjellë lidershipin amerikan në teknologjinë e energjisë në Shqipëri. Ne vazhdojmë të nxisim transparencë dhe drejtësi në mjedisin rregullator të Shqipërisë për ta bërë vendin më tërheqës për investitorët amerikanë”, thuhet në reagimin e Ambasadës
Teksa ishte i pranishëm në një ceremoni me kompaninë amerikane Clean VVorld Professional po zbaton projektin për ndërtimin e një parku Eolik në zonën e Tropojës me kapacitet 600 megavat, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama tha se kinezët ia kanë vënë syrin Shqipërisë.
“Po mos të ishte Shqipëria kaq e rëndësishme potencialisht, kinezët që janë civilizimi më i vjetër edhe tregtarët më të padiskutueshëm nuk do i kishin vënë syrin dhe nuk do e konsideroni Shqipërinë si “pikën e mjaltit” në gjithë Europën apo jo?” deklaroi Rama.
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn./Top Channel
edi rama shba ambasada
Politike
14 Janar 2026, 17:29
E. D
Besfort Lamallari
TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka thirrur sot një takim të posaçëm me drejtuesit e t&e...
Politike
14 Janar 2026, 16:54
E. D
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka hartuar një Plan Veprimi 27-faqësh, pasi Bashkimi Evropian e k...
Politike
14 Janar 2026, 15:52
E. D
Protesta para kryeministrise
TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë të shtunën e 24 janarit protestën e radhës komb&...
Politike
14 Janar 2026, 15:54
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur ditën e sotme shkarkimin e drejtorit të IEVP Dur...
Politike
14 Janar 2026, 14:16
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një mbledhje me drejtuesit politik të oposzitës...
Politike
14 Janar 2026, 14:00
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, hetimet e SPAK në lidhje me financimin e Kuvendit të 11 dhje...
Politike
14 Janar 2026, 13:54
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar dërgimin e projektit të parkut virtual ‘Durana’ në S...
Politike
14 Janar 2026, 13:51
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e konsideron ‘Parkun Durana’ në Xhafzotaj të Durrësit, si instrumentin e vj...
Politike
14 Janar 2026, 13:45
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha nuk ka reshtur së denoncuari kompaninë Kreatx, kompani me lidhje të afërt me kreu...
Politike
14 Janar 2026, 13:36
D.S
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dia...