Politike

Pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të Burgut të Durrësit, Lamallari kërkon vlerësim të sigurisë dhe transferim të personave me rrezikshmëri të lartë

Lamallari ka kërkuar një plan të ri të vlerësimit, sigurisë dhe rishpërndarjes mbi bazën e rrezikshmërisë së të dënuarve dhe paraburgosurve në IEVP Durrës.

14 Janar 2026, 15:54 Nga E.d
Pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të Burgut të
Foto ilustruse

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur ditën e sotme shkarkimin e drejtorit të IEVP Durrës, Indrit Cërloj. Ky vendim vjen një ditë pas, arratisjes spektakolare të Altin Ndocit, ndërsa po kryente një vizitë mjeksore. 

Lamallari ka kërkuar një plan të ri të vlerësimit, sigurisë dhe rishpërndarjes mbi bazën e rrezikshmërisë së të dënuarve dhe paraburgosurve në IEVP Durrës. Këtë gjë ai e ka kërkuar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Kjo duke konsideruar edhe transferimin në burgje të tjera të sigurisë së lartë.

Në kuadër të kësaj, ministri Lamallari, i ka kërkuar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, një angazhim maksimal me Prokurorinë. Kjo me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e personave përgjegjës para ligjit.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në pranga u vunë 8 persona:

 Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve

 Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve

 Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve

 Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve

 Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve

 Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve

 Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës./Dosja.al

besfort lamallari ievp durrës indrit cërloj

Sondazh

Poll