Politike

"Aferën Durana do e dërgojmë në SPAK"/ Berisha: Edi Rama dhe Altin Dumani nuk mund të shpëtojnë nga djegësi i Tiranës

Pas pyetjes nga gazetarët në konferencën me ta në selinë blu, Berisha tha se përpos të gjithë dokumentacionit, PD do dërgojë edhe padi në Prokurorinë e Posaçme.

14 Janar 2026, 13:54 Nga I.A
"Aferën Durana do e dërgojmë në SPAK"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar dërgimin e projektit të parkut virtual ‘Durana’ në SPAK. Pas pyetjes nga gazetarët në konferencën me ta në selinë blu, Berisha tha se përpos të gjithë dokumentacionit, PD do dërgojë edhe padi në Prokurorinë e Posaçme.

"Padiskutim që do dërgojmë. Do dërgojmë çdo dokument, do dërgojmë padi. Ne kemi dërguar, pavarësisht se për një kohë të gjatë Dumani i ka konservuar ato dhe ka bërë çdo gjë që ato të mos përfillen. Por paditë tona janë absolutisht të bazuara katërcipërisht në ligj dhe të pakundërshtueshme. Ne do i dëgojmë. Aty mbeten, të gjitha i kemi aty. Edi Rama dhe Altin Dumani mendojnë se mund të shpëtojnë nga djegësi i Tiranës, por i garantoj se kurrë nuk do shpëtojnë. As nga Durana as nga asnjë çështje," tha Berisha.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll