Politike

"Suksesi i dialogut varet nga trajtimi i barabartë i palëve!"/ Çfarë u tha në takimin mes Presidentes Osmani dhe Sorensenit

Mësohet se në takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike në Kosovë si, proceset zgjedhore, situata e sigurisë, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, poashtu dhe e ardhmja e dialogut me Serbinë.

14 Janar 2026, 13:36 Nga D.S

"Suksesi i dialogut varet nga trajtimi i barabartë i

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Mësohet se në takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike në Kosovë si, proceset zgjedhore, situata e sigurisë, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, poashtu dhe e ardhmja e dialogut me Serbinë.

Gjatë diskutimit, Osmani theksoi rëndësinë e një procesi dialogu të fokusuar në njohjen reciproke. Ajo gjithashtu kritikoi qëndrimet e Serbisë, duke thënë se ata shkelin vazhdimisht marrëveshjet.

Osmani informoi Sorensen për zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Kosovë, duke shtuar se do vazhdojë të punojë pa vonesa të mëtejshme për avancimin e statusit kandidat të Kosovës. Ndër të tjera, heqjen e masave ndaj Kosovës, Osmani e cilësoi si një hap të rëndësishëm.

“Procesi i dialogut duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke dhe se suksesi i dialogut varet edhe nga trajtimi barabartë i palëve. Serbia vazhdimisht e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, duke kryer akte agresioni, si dhe duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Interpretimi selektiv i marrëveshjeve e dëmton procesin. Zgjedhjet dëshmuan pjekurinë demokratike të shtetit dhe funksionimin e institucioneve në përputhje të plotë me standardet evropiane. Ky është një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së partneritetit të plotë dhe të barabartë ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Do të vazhdojmë të punojmë pa vonesa të mëtejshme për avancimin e statusit kandidat të Kosovës”, u shpreh Osmani./Dosja.al

vjosa osmani peter sorensen be kosove

Sondazh

Poll