Politike

Zbulohet ora/ Protesta kombëtare e PD-së, ja kur do të mblidhen demokratët para Kryeministrisë

Ndërkohë Lideri i opozitës, Sali Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të 24 janarit.

14 Janar 2026, 15:52 Nga E. D
Zbulohet ora/ Protesta kombëtare e PD-së, ja kur do të mblidhen
Protesta para kryeministrise

TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë të shtunën e 24 janarit protestën e radhës kombëtare. Bëhet me dije se tubimi do të mbahet në 17:00 përpara kryeministrisë. Ndërkohë Lideri i opozitës, Sali Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të 24 janarit.

"PD u bën thirrje shqiptarëve, sot më shumë se kurrë të flasin me zemërimin e tyre, të flasin me guximin e tyre, të flasin me ndjenjat e dashurisë së tyre për këtë vend dhe të ardhmen e shqiptarëve me datën 24 janar në protestën kombëtare të thirrur nga opozita për këtë qëllim," deklaroi Berisha./Dosja.al

sali berisha partia demokratike protesta e opozites

Sondazh

Poll