Politike

Më shumë kontroll qeverisë/ Zbardhet “Plani i Veprimit” të Kuvendit të Shqipërisë: Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda Korrikut

Në këtë dokument, Parlamenti synon të korrigjojë funksionimin e brendshëm të institucionit dhe të ulë tensionet politike në sallën e parlamentit.

14 Janar 2026, 16:54 Nga E. D
Më shumë kontroll qeverisë/ Zbardhet “Plani i
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka hartuar një Plan Veprimi 27-faqësh, pasi Bashkimi Evropian e kritikoi Parlamentin në raportin e fundit, se nuk po ushtron kontroll të mjaftueshëm mbi qeverinë. Në këtë dokument, Parlamenti synon të korrigjojë funksionimin e brendshëm të institucionit dhe të ulë tensionet politike në sallën e parlamentit.

Në dokumentitn prej 27-faqesh parashikohen trajnime intensive të deputetëve, si dhe të shtohet interpelancat me anëtarët e qeverisë. Gjithashtu parashikohet miratimi i reformës zgjedhore deri në korrik 2026, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe rekomandimet e ODIHR.

Parlamenti nis punë më 19 janar dhe në dy seancat e para parashikon që të votojë edhe ndryshime të ligjeve të reformës në drejtësi, si dhe një ligj të ri për median./Dosja.al

kuvendi i shqiperise bashkimi evropian

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll