Aktualitet

"Strategjia"- fotografonin bravat e dyerve, më pas i studionin/ Policia arreston 3 persona, ja si kryenin vjedhje nëpër Tiranë

Sipas tyre, të tre të dënuarit më parë, për të njëjtin krim, kryenin vjedhje në grup. 

14 Janar 2026, 09:48 Nga D.S
"Strategjia"- fotografonin bravat e dyerve, më pas i studionin/
foto nga vengjarja

TIRANË- 

, ata vodhën 14 000 euro dhe sende me vlerë. Strategjia e tyre ishte fillimisht të fotografonin bravat e dyerve të banesave, më pas, pamjet studioheshin nga pjesëtarët e grupit, për të zbërthyer mekanizmin dhe për ta hapur me çelës universal.

Pas vëzhgimit të policisë, u kapën dhe u vunë në pranga, A. M., 36 vjeç, S. T., 35 vjeç dhe G. K., 38 vjeç. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta persona. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

"Finalizohet nga komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3, operacioni i koduar “Strategjia”. Goditet një grup kriminal që kryente vjedhje në banesa. Arrestohen 3 pjesëtarët e grupit. Të tre, të dënuar më parë, për të njëjtin krim.

Zbardhen 3 vjedhje të kryera nga ky grup, gjatë muajit janar. Njëra prej vjedhjeve u krye dje, ndërsa në njërën prej banesave, u vodhën 14 000 euro dhe sende me vlerë. Pjesëtarët e grupit fillimisht fotografonin bravat e dyerve të banesave. Më pas, pamjet studioheshin nga pjesëtarët e grupit, për të zbërthyer mekanizmin dhe për të mundësuar hapjen, me çelës universal.

Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Strategjia”, në kuadër të të cilit u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. M., 36 vjeç, S. T., 35 vjeç dhe G. K., 38 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit, të organizuar si grup, më datë 7 janar, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”, më datë 10 janar, kanë vjedhur 14 000 euro dhe sende me vlerë në një banesë në rrugën “Dritan Hoxha”, dhe dje, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al 

 

 

fotografonin bravat e dyerve më pas i studionin policia arreston 3 persona tirane

Sondazh

Poll