14 Janar 2026, 13:20
Nga I.A

TIRANË- Kryetari i PD Sali Berisha ka zbërthyer skemën e përdorur për zhvatjen e miliona eurove para të taksapaguesve shqiptare, në shkelje të hapur të ligjit. Berisha nxori dokumente që sipas tij, tregojnë se si Ermal Beqiri, emri i të cilit fshihet pas baxhanakut të Ramës, Armand Frangu, krijoi kompaninë ACTI për të zhvatur miliona euro.
Berisha shtoi se këto kompani drejtojnë politikat publike dhe përlajnë me tenderat e mëdhenj qindra milionë nga AKSHI dhe institucione të tjera.
"Legalizimi i parajsës së Troplinëve. Se ata nuk ndahen pa gjë, jo, dhe ata, mos mendoni ju se, ata kanë aksione te tyre këtu, nuk i japin kot livadhet ata. As arat. Pra, legalizimi i parajsës. Vetëm 45 ditë pas krijimit të ACTI, shoqatës kombëtare të IT, qeveria me shpejtësi me 20 shkurt 2025, regjistrohet në QKB kompania shtetërore Durana Tech Park. Pronësia i kalon Korporatës së Investimeve Private, nën drejtimin e famëzëzes Elira Kokona. Çfarë është kjo Elira Kokona? Kjo është Mirlinda e AKSHI-t, por në prona. Përcaktohet zona Xhafzotaj si zonë e lirë duke i hapur rrugën përjashtimit nga taksat për anëtarët e shoqatës të Armand Frangut me alias Ermal Beqiri.
Tre emra lëviz ky mekanizëm. Ermal Beqirin, tashmë të njohur. Shefin e tij, Ergys Agasin. Elira Kokonën, garantuesen e infrastrukturës ligjore dhe statusti të parkut Durana. Dhunimi i ligjit 58, viti 2022. Ky akt pra, këto vendime janë në dhunim flagrant të ligjit. Sipas këtij ligji, një park teknologjik që gëzon lehtësi fiskale duhet të jetë në një territor fizik të rrethuar me kufij gjeografikë të përcaktuar, porta hyrëse dhe dalëse të miratuara, pikë doganore funksionale për të kontrolluar flukset ekonomike. Asnjë nga këto, Troplana nuk plotëson përveç sundimit absolut të Troplinëve në Xhafzotaj.
Shpikja e modelit virtual. Për të lejuar shmangien e menjëhershme të taksave pa ndërtuar asgjë përdoret koncepti faza e parë, model virtual. Ky model lejon kompanitë të pretendojnë statusin e rezidentit në Durrës, ndërsa punojnë në Tiranë apo ku të duan. Ky model nuk ka asnjë bazë ligjore dhe çdo përfitim mbi këtë bazë është ekstraligjor, i paligjshëm. Rezidentët dhe hierarkia e përfitimit. Struktura e anëtarësimit në këshillin e Armand Frangut, me emër Ermal Beqiri.
Për të hyrë në Durana Tech Park, kompanitë kalojnë përmes shoqatës së Ermal Beqirit, ku aksesi në tenderat miliona eurosh ndahet sipas shkallës së pagesës.
Kategoria platinium, që është bërthama e këtij monopoli, nuk ka tarifë zyrtare, anëtarësimi negociohet privatisht me Ermal Beqirin dhe këto bëjnë pjesë Createch, Soft Solutions, Hard Tech dhe Communication Progress.
Këto kompani drejtojnë politikat publike dhe përlajnë me tenderat e mëdhenj qindra milionë nga AKSHI dhe institucione të tjera. Kategoria gold, tarifa 5 mijë euro në vit, përfshin rreth 50 kompani si Horizon, Albascan, Baboon, Siberfar, EA Solutions, kanë akses të lartë në të dhënat e projekteve inovative. Kategoria silver, tarifa 1 mijë euro në vit, kompani të mesme që kërkojnë mbështetje ligjore dhe orientim në tenderat publikë. Shikoni se cfarë sistemi i turpshëm, se çfarë gjobëvënie. Ky është Edi Rama. E kam theksuar dhe e theksoj 1 mijë herë, se kur kryeministri vjedh, administrata shndërrohet në një lukuni vjedhësish, korrupsioni shndërrohet në sistem. Kategoria individuale, tarifa 50 euro në vit, këta janë plebejtë, që paguajnë 50 euro dhe shtojnë numrin e anëtarëve të klubit," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
whatsapp image 2026 01 14 at 11425 pm
whatsapp image 2026 01 14 at 11426 pm
whatsapp image 2026 01 14 at 11426 pm 1
whatsapp image 2026 01 14 at 11427 pm
Politike
14 Janar 2026, 13:16
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal, atë të DURANA-s, parkun virtual në Xhafzotaj të Durr&eu...
Politike
14 Janar 2026, 13:01
I.A
Edi Rama dhe Klodiana Lala
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me gazetaren Klodiana Lala ditën e sotme në lidhje me arsyet e p&...
Politike
14 Janar 2026, 12:59
D.S
onino Picula, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë dhe Aleksander Vucic
BRUKSEL-Tonino Picula, raportues i Parlamentit Evropian për ...
Politike
14 Janar 2026, 12:57
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama po shkatërron provat në mënyrë ...
Politike
14 Janar 2026, 12:51
I.A
Peter Sorensen dhe Vjosa Osmani
SHBA- Peter Sorensen - i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës d...
Politike
14 Janar 2026, 12:06
Edi Rama
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me kryeministrin malazez në lidhje me Bashkimin Evropian. Gjatë nj&e...
Politike
14 Janar 2026, 11:59
I.A
Edi Rama
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ka komentuar Ministren e Inteligjencës Artificiale 'Diella' ditën e sotme gjatë një pane...
Politike
14 Janar 2026, 11:51
I.A
Edi Rama
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se puna në energjinë diellore dhe energjinë e erës do të do ta bë...
Politike
14 Janar 2026, 11:40
D.S
Avokati Cakrani
TIRANË- Avokati mbrojtës i Ilir Metës ka dalë me një deklaratë publike të një analizë fin...
Politike
14 Janar 2026, 11:34
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lëshuar një deklaratë të fortë publike, ku ka ...