14 Janar 2026, 12:59
Nga D.S
onino Picula, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë dhe Aleksander Vucic
BRUKSEL-Tonino Picula, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se askush në shtetin serb, nuk dëshiron të takohet me përfaqësuesit e delegacionit të Parlamentit Evropian sepse sipas tij 'po vijnë pa ftuar' në Beograd.
Mediat shkruajnë se, Picula i tha se nuk është e vërtetë që delegacioni i Parlamentit Evropian po shkon të paftuar në Beograd. Sipas tij, ambasada e Serbisë në Bruksel është informuar dhe që delegacioni i Bashkimit Evropian në Beograd ka punuar në programin e takimit paraprakisht.
Kjo është praktikë e zakonshme e Parlamentit Evropian, tha ai, duke shtuar se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në këtë vizitë, përveç reagimit të autoriteteve serbe dhe situatës në vend. Qëllimi i delegacionit i përbërë nga deputetë të partive të ndryshme në Parlamentin Evropian është të bisedojë drejtpërdrejt me njerëz që përfaqësojnë ndjenjat e qytetarëve të Serbisë dhe të fitojë një pamje më të plotë të situatës në vend.
Raportuesi tha se, autoritetet serbe duket se kanë zgjedhur këtë bojkot të takimit, që ai e konsideron një mënyrë për të shmangur dialogun me ata që janë kyç për vendimmarrjen rreth anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu theksoi se, dokumentet e pranimit midis BE‑së dhe Serbisë, si për çdo vend kandidat, duhet të verifikohen nga Parlamenti Evropian.
Picula shtoi se Evropa pret që ky takim të japë informacione të qarta dhe një pamje më të mirë të perspektivës së Serbisë në rrugën drejt BE‑së, si nga ata që janë në pushtet, ashtu edhe nga përfaqësues të komunitetit akademik. Ai përmendi se kjo mosdakordësi për takimin nuk është diçka e re për të, por këtë herë mesazhi ka peshë më të madhe, sepse bëhet fjalë për refuzimin e bisedimeve me përfaqësues të Partisë Popullore Evropiane në lidhje me një pjesë të partisë në pushtet në Serbi. Ndërkohë, kryetarja e parlamentit serb, Ana Brnabiq ka thënë se delegacioni vjen 'pa ftesë' dhe se ajo nuk do të takohet me ta. /Dosja.al
aleksander vucic tonino picula raportues i parlamentit evropian për serbinë
Politike
14 Janar 2026, 12:57
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama po shkatërron provat në mënyrë ...
Politike
14 Janar 2026, 12:51
I.A
Peter Sorensen dhe Vjosa Osmani
SHBA- Peter Sorensen - i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës d...
Politike
14 Janar 2026, 12:06
Edi Rama
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me kryeministrin malazez në lidhje me Bashkimin Evropian. Gjatë nj&e...
Politike
14 Janar 2026, 11:59
I.A
Edi Rama
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ka komentuar Ministren e Inteligjencës Artificiale 'Diella' ditën e sotme gjatë një pane...
Politike
14 Janar 2026, 11:51
I.A
Edi Rama
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se puna në energjinë diellore dhe energjinë e erës do të do ta bë...
Politike
14 Janar 2026, 11:40
D.S
Avokati Cakrani
TIRANË- Avokati mbrojtës i Ilir Metës ka dalë me një deklaratë publike të një analizë fin...
Politike
14 Janar 2026, 11:34
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lëshuar një deklaratë të fortë publike, ku ka ...
Politike
14 Janar 2026, 09:50
I.A
Altin Ndoci
DURRËS- Tetë persona kanë rënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit për arratisjen spektakolare...
Politike
14 Janar 2026, 09:37
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i shkroi më 23 prill 2025 nj&...
Politike
14 Janar 2026, 09:06
D.S
Fatmir Mediu
TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Siç shihe...