14 Janar 2026, 13:16
Nga I.A

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal, atë të DURANA-s, parkun virtual në Xhafzotaj të Durrësit. Nga selia blu, Berisha tha se baxhanaku i Ramës, ishte ai që jepte informacione me pagesë për tenderat para se ato të bëheshin publike.
"Sot unë rikthehem edhe njëherë në një dosje që në një aspekt ka ngjashmëri absolute me djegësin e Tiranës. Në rast se ju shkoni në Sharrë dhe kërkoni investimin 130 milionë euro të taksave të shqiptarëve për djegien e plehrave, ju nuk gjeni aty asnjë tullë, asnjë gjurmë të tij. Në këtë drejtim, Troplana apo Durana e famshme e Edi Ramës është identike, pasi po të shkoni në Xhafzotaj ku do ngrihej e famshmja Troplanë, aty gjeni vetëm livadhet e Fatmir Troplinit dhe nuk gjeni asnjë gjurmë të saj. Ndërkohë, me këtë etiketë, me Duranë, janë vjedhur qindra milionë euro taksa, që të gjitha pronë e qytetarëve shqiptarë. Taksa të mbi 50 kompanive, të përzgjedhura një nga një për t’i paguar taksën jo tatimeve, por për t’i paguar taksën sarajeve të Surrrelit, Armand Frangut, Linda Ramës, Edi Ramës.
Kjo është e vërteta. Tani më lejoni t’u njoh pak më me hollësi, dhe kjo vetëm me njërin aspekt të veprimtarisë kriminale të Troplanës, të objektit Troplana. Një monopol i ri teknologjie krijohet. Troplana nuk nisi me tendera, por nisi me organizimin e bazës, infrastrukturës së vendimeve. Famëzi Ermal Beqiri alias Armand Frangu krijon shoqatën ACTI. Këshilli shqiptar, se këta edhe shkurtimet nuk i vënë në shqip, për të vënë një maskë përpara, i vënë në anglisht. Këshilli shqiptar për teknologjinë dhe inovacionin me president Ermal Beqirin, këtë faqezi që nuk ka toka si ai. Qëllimi zyrtar: bashkim profesionistësh të IT. Qëllimi real: krijimi i një monopoli ku 50 kompani anëtare drejtojnë projektet qeveritare, përpara se ato të bëhen publike.
Imagjinoni çfarë veprimtarie. Pra, ato janë në origjinën e projekteve qeveritare.
Për t’ua zbërthyer pak, në verën e nxehtë të vitit 2019, kompania e thjeshtrës së Edi Ramës me porosi të Zotove, bën projektin e një parku magjepsës në Porto Romano. Në vjeshtë sulltani i Surrelit zgjohet pasi kishte fjetur gjithë natën me ëndrrën e parkut dhe shpall tenderin, të cilin do ta ndërtonte private për parkun e Porto Romanos. A e kuptuat pra? Në një kohë që thjeshtra kishte dorëzuar projektin, e kishte lumturuar thjeshtrën me projektin. Tani këto kompanitë, këto kishin edhe hierarkinë e tyre. Nuk ishte klub dosido kjo, këshilli i Armand Frangut. Klubi ishte i tillë, kishte kategori silver- argjend, gold- flori, platinium-superiore fare. Aksesi në informacionin e tenderave, pra në origjinën fare të tenderave, varej nga tarifa e paguar. Nëse i paguaje Frangut deri në 5 mijë euro në vit, e merrje gold. Për platinium duheshin negociata me përfaqësuesin e Armand Frangut që quhej faqezi Ermal Beqiri," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
14 Janar 2026, 13:01
I.A
Edi Rama dhe Klodiana Lala
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me gazetaren Klodiana Lala ditën e sotme në lidhje me arsyet e p&...
Politike
14 Janar 2026, 12:59
D.S
onino Picula, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë dhe Aleksander Vucic
BRUKSEL-Tonino Picula, raportues i Parlamentit Evropian për ...
Politike
14 Janar 2026, 12:57
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama po shkatërron provat në mënyrë ...
Politike
14 Janar 2026, 12:51
I.A
Peter Sorensen dhe Vjosa Osmani
SHBA- Peter Sorensen - i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës d...
Politike
14 Janar 2026, 12:06
Edi Rama
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me kryeministrin malazez në lidhje me Bashkimin Evropian. Gjatë nj&e...
Politike
14 Janar 2026, 11:59
I.A
Edi Rama
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ka komentuar Ministren e Inteligjencës Artificiale 'Diella' ditën e sotme gjatë një pane...
Politike
14 Janar 2026, 11:51
I.A
Edi Rama
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se puna në energjinë diellore dhe energjinë e erës do të do ta bë...
Politike
14 Janar 2026, 11:40
D.S
Avokati Cakrani
TIRANË- Avokati mbrojtës i Ilir Metës ka dalë me një deklaratë publike të një analizë fin...
Politike
14 Janar 2026, 11:34
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lëshuar një deklaratë të fortë publike, ku ka ...
Politike
14 Janar 2026, 09:50
I.A
Altin Ndoci
DURRËS- Tetë persona kanë rënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit për arratisjen spektakolare...