Aktualitet

Goditi policin që e shoqëronte në dhomë e më pas u largua! Ushtari i ‘Çopjave’ arratiset nga Spitali i Durrësit!

Ndoci është shoqëruar nga 5 efektivë të burgjeve, njëri prej tyre shofer, për të kryer një vizitë të planifikuar mjekësore.

13 Janar 2026, 14:10 Nga D.S
Goditi policin që e shoqëronte në dhomë e më pas u
Spitali i Durrësit

DURRËS- Është arratisur ditën e sotme nga Spitali i Durrësit, i burgosuri Altin Ndoci. Ndoci është shoqëruar nga 5 efektivë të burgjeve, njëri prej tyre shofer, për të kryer një vizitë të planifikuar mjekësore. Mësohet se vizitat mjeksore e të burgosurve bëhen në një sektor të posaçëm në Spitalin e Durrësit.

Sipas një informacioni paraprak, Drejtoria e Burgjeve tha se pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të arratiset nga spitali. Po ashtu bëhet me dije se,  Ndoci ka goditur policin që e shoqëronte në dhomë dhe është larguar me shpejtësi nga kati i tretë i repartit të infektivit dhe ka zbritur me anë të shkallëve./Dosja.al 

altin ndoci goditi policin që e shoqëronte në dhomë e më pas u largua u arratis nga spitali i durresit

Sondazh

Poll