Aktualitet

I akuzuar për 4 vrasje dhe pjesë e grupit të Talo Çelës, kush është Altin Ndoci që u arratis sot nga spitali?

Mësohet se i dënuari ndodhej i shtruar në spitalin e Durrësit në momentin që u arratis.

13 Janar 2026, 13:43 Nga I.A
I akuzuar për 4 vrasje dhe pjesë e grupit të Talo
Altin Ndoci

DURRËS- Altin Ndoci i arrestuar me urdhër të SPAK është arratisur nga paraburgimi i Durrësit të martën. Mësohet se i dënuari ndodhej i shtruar në spitalin e Durrësit në momentin që u arratis.

Kush është Altin Ndoci dhe pse është arrestuar?

Altin Ndoci akuzohet nga SPAK, vrasje, grup kriminal etj. Ai ka qenë pjesëmarrës në masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Endrit Alibej i njohur si Tarzai, xhaxhait Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk. 

Në një dosje tjetër Altin Ndoci, akuzohet nga SPAK dhe Nuredin Dumani si pjesëmarrës në vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Gjithashtu Ndoci, akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit)./Dosja.al

altin ndoci

Sondazh

Poll