Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit nga burgu i Durrësit/ Drejtoria e Burgjeve: Ishte në spital për vizita mjekësore

Me anë të një njoftimi për mediat, Drejtoria e Burgjeve thekson se Ndoci ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore në spitalin e Durrësit në momentin e arratisjes. 

13 Janar 2026, 13:46 Nga I.A
Arratisja e Altin Ndocit nga burgu i Durrësit/ Drejtoria e Burgjeve: Ishte
Drejtoria e Burgjeve

DURRËS- Drejtoria e Burgjeve ka reaguar ditën e sotme për arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit. Me anë të një njoftimi për mediat, Drejtoria e Burgjeve thekson se Ndoci ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore në spitalin e Durrësit në momentin e arratisjes. 

Ai ka mundur që të largohet nga spitali, pavarësisht ndërhyrjes nga efektivët e Policisë së Burgjeve. 

Njoftimi i Plotë:

Deklaratë paraprake Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

altin ndoci

Sondazh

Poll