Aktualitet

Xhevdet Troplini fitoi grantin 22 mln lekë? AZHBR përgënjeshton lajmet: Kërkesa iu refuzua

Ndërkohë që vetë AZHBR ka reaguar mbi lajmin e pavërtetë, duke sqaruar se subjekti që ka kërkuar grantin është refuzuar për shkak të mos respektimit të kushteve të kontratës së grantit. 

13 Janar 2026, 13:32 Nga I.A
Xhevdet Troplini fitoi grantin 22 mln lekë? AZHBR përgënjeshton
AZHBR

TIRANË- Një lajm i pavërtetë ka qarkulluar ditën e sotme, ku thuhet se Agjencia per Zhvillim Bujqesor dhe Rural i ka dhënë një grant prej 22 milion lekësh Xhevdet Troplinit, i njohur ndryshe si 'Poja i Durrësit'. Në media është njoftuar se Troplini ka qenë fitues i një granti prej 22 milion lekësh, por në në fakt nuk janë dhënë. 

Siç shihet dhe në dokumentin e mëposhtëm, Troplinit i është kthyer përgjigje refuzimi për grantin e kërkuar. 

Xhevdet Troplini fitoi grantin 22 mln lekë? AZHBR përgënjeshton

Ndërkohë që vetë AZHBR ka reaguar mbi lajmin e pavërtetë, duke sqaruar se subjekti që ka kërkuar grantin është refuzuar për shkak të mos respektimit të kushteve të kontratës së grantit. 

"Agjencia per Zhvillim Bujqesor dhe Rural deshiron te sqaroje publikun mbi nje lajm qe qarkullon ne disa portale mbi nje pagese te supozuar te kryer nga ana e AZHBR. Bazuar ne Udhezimin nr. 22 date 19.09.2024 “Per kriteret, procedurat dhe menyren e administrimit te fondit te programit per bujqesine dhe zhvillimin rural”, subjekti eshte kontraktuar ne perputhje me kriteret e percaktuara ne udhezim.

Megjithate, ne fazen e pageses, subjekti eshte refuzuar per shkak te mos respektimit te kushteve te kontrates se grantit. AZHBR siguron fermeret dhe cdo qytetar mbi zbatimin e ligjit dhe detyrimeve qe lindin prej tij. Duke ju falenderuar per mirekuptimin, mbetemi te hapur per cdo sqarim te metejshem," njofton AZHBR./Dosja.al

xhevdet troplini azhbr

Sondazh

Poll