Aktualitet

Sherri në Lezhë/ Policia: Vëllai i ish-deputetit të PS dhe djali i tij 20-vjeçar dhunuan Nikolin Markun dhe kushëririn e tij

Sipas bluve rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, Nikolin Marku dhe kushëriri i tij janë konfliktuar për motive të dobëta, me Gëzim Ndokën, rreth 53 vjeç, vëllai i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, dhe djalin e tij rreth 20 vjeç.

12 Janar 2026, 14:20 Nga E.d
Sherri në Lezhë/ Policia:  Vëllai i ish-deputetit të PS dhe
Foto ilustruse

LEZHË- Policia ka sqaruar konfliktin, i cili ndodhi në qytetin e Lezhës. Përmes një njoftimi zyrtar policia ka bërë me dije se Nikolin Marku dhe kushëririn e tij, u dhunan nga vëllai i ish-deputetit të PS dhe djali i tij 20-vjeçar.

Sipas bluve rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, Nikolin Marku dhe kushëriri i tij janë konfliktuar për motive të dobëta, me Gëzim Ndokën, rreth 53 vjeç, vëllai i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, dhe djalin e tij rreth 20 vjeç.

Pas konfliktit Nikolin Marku dhe kushëriri i tij janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Ata kanë pretenduar se dy personat me të cilët janë konfliktuar, kanë qene të armatosur. Policia ka nisur hetimet mbi këtë ngjarje dhe ka shpallur në kërkim autorët.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit G. N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti./Dosja.al

lezhë konflik nikolin marku

Sondazh

Poll