Aktualitet

VIDEO/ Identifikohej si shqiptar! Arrestohet zvicerani në Kolumbi, kërkohej nga Interpoli

Gioel, koordinonte dërgesat e drogës drejt vendeve evropiane, kryesisht në Spanjë.

11 Janar 2026, 19:16 Nga D.S
VIDEO/ Identifikohej si shqiptar! Arrestohet zvicerani në Kolumbi,
Vik Ntominik Gioel

KOLUMBI- Vik Ntominik Gioel, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, u arrestua më 9 janar 2026, në qytetin e Santa Martës në Kolumbi, me kërkesë të autoriteteve gjyqësore të Mbretërisë së Spanjës.

Gioel, koordinonte dërgesat e drogës drejt vendeve evropiane, kryesisht në Spanjë. Autoritetet spanjolle, zbuluan se ai përdorte dokumente identifikimi të shumta, përfshirë shqiptare, greke, spanjolle dhe belge, si dhe dokumente të siguruara në mënyrë të parregullt për në Kolumbi.

Në 'sytë' e kontrollit të emigracionit dhe policisë, ai paraqitej si shqiptar me emrin Xhuti Zuluaga Arsen.  Mediat e huaja shkruajnë se, Gioel dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe si pjestar në një organizatë kriminale, e cila vepronte gjerësisht në disa shtete.

Pas gjashtë muajsh hetime intensive të zhvilluara në bashkëpunim ndërkombëtar, u bë i mundur arrestimi i tij në territorin kolumbian nga Byroja Qendrore Kombëtare e INTERPOL-it (NCB)./Dosja.al 

vik ntominik gioel kolumbi identifikohej sishqiptar

Sondazh

Poll