Aktualitet

Finalizohet operacioni i koduar 'Koordinimi'! Të shpallur në kërkim për 'mashtrim' dhe 'shpërdorim detyre'! Policia arreston dy persona

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, kanë kapur T. B., 39 vjeç, banues në Shkodër dhe A. K., 31 vjeç, banues në Durrës.

11 Janar 2026, 14:48 Nga D.S

Finalizohet operacioni i koduar 'Koordinimi'! Të shpallur në

DURRËS- Policia ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, kanë kapur T. B., 39 vjeç, banues në Shkodër dhe A. K., 31 vjeç, banues në Durrës.

Në korrik të vitit të kaluar, Gjykata e Durrësit ka caktuar ndaj 39-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Ndërsa për 31-vjeçarin, A. K., banues në Durrës, rëndon vepra penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për veprën penale “Mashtrim”. Uniformat blu bëjnë me dije se, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”.
Operacioni për kapjen e personave në kërkim.
Kapen, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, dy persona të shpallur në kërkim, për veprat penale “Mashtrim”, “Shpërdorim detyre” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim T. B., 39 vjeç, banues në Shkodër.
Gjykata e Durrësit, më datë 31.07.2025, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Po në vijim të operacionit, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, u bë e mundur kapja e personit tjetër në kërkim, shtetasit A. K., 31 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për veprën penale “Mashtrim”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al 

finalizohet operacioni i koduar \'koordinimi\' dy te shpallur ne kerkim

Sondazh

Poll