Aktualitet

“Bëra një koment në Facebook”/ Punonjësi i policisë dhunon rëndë babë e bir në Fier

Sipas informacioneve besohet se, autorët fillimisht kanë ndërprerë energjinë elektrike të banesës, më pas kanë thirrur jashtë shtëpisë, Meçen.

11 Janar 2026, 16:11 Nga D.S
“Bëra një koment në Facebook”/ Punonjësi i
Altin Meçaj

FIER- Altin Meçaj, banues në fshatin Vjosë të njësisë administrative Cakran, të Fierit, është bërë pre e një sulmi të dhunshëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Sipas Meçaj, sulmi ka ndodhur pasi ka bërë një koment në Facebook, një bashkëfshatareje që sipas 46-vjeçarit tij është motra e një punonjësi policie në komisariatin e Fierit.

Sipas informacioneve besohet se, autorët fillimisht kanë ndërprerë energjinë elektrike të banesës, më pas kanë thirrur jashtë shtëpisë, Meçen. Ky i fundit është goditur disa herë me mjete të forta, duke u rrëzuar para banesës. Më pas babai i tij 80- vjeçar, ka dalë nga banesa për të parë çfarë po ndodhte. Edhe ai është sulmuar nga të njëjtët persona, duke u goditur rëndë në kokë me mjete të forta dhe duke pësuar plagë serioze.

Mësohet se autorët janë larguar nga vendngjarja dhe i kanë marrë telefonin celular Meçajt. Altin Meçaj, thekson se nuk kanë patur kontradikta me askënd teksa apelon për drejtësi./Dosja.al 

punonjesi i policise dhunon babe e bir

Sondazh

Poll