Politike

Dëmet nga përmbytjet, Rama: Po bëjmë verifikimet, më pas do nisi dëmshpërblimi

Sipas Ramës, në momentin që do të mbarojnë verifikimet, do të kalohet në fazën e dëmshpërblimeve. 

11 Janar 2026, 09:50 Nga I.A

Dëmet nga përmbytjet, Rama: Po bëjmë verifikimet, më

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do tu dalë për zot të gjitha dëmeve nga përmbytjet. Gjatë fjalës së tij në podkastin 'Flasim', Rama ka theksuar se ekipet e verifikimeve kanë dalë në terren për të vlerësuar situatën e dëmeve të shkaktuara. 

Sipas Ramës, në momentin që do të mbarojnë verifikimet, do të kalohet në fazën e dëmshpërblimeve.   

"Kjo është motoja ime dhe e jona sa herë fatkeqësi të ndryshme godasin vendin e njerëzit, që nga tërmeti shkatërrues i mijëra e mijëra shtëpive e deri tek sikleti rrënues i një familjeje të goditur nga uji, zjarri apo nga ndonjë fatkeqësi tjetër. Dhe dua t'u përcjell përsëri, të dëmtuarve nga kjo goditje e fatkeqësisë kësaj here, se ne do t'i qëndrojmë me të njëjtin dinjitet njerëzor, shtetëror dhe politik çdo detyrimi ndaj tyre, qoftë për banesat, qoftë për gjënë e gjallë. Puna jonë intensive nuk mbyllet me përmirësimin e situatës së motit, por do të vazhdojë me riparimin e dëmeve në infrastrukturë dhe të çdo dëmi në familjet e prekura nga uji. Ekipet tona të verifikimeve janë në terren që nga dita e parë, ndërkohë që Ministria e Financave e ka të përgatitur tanimë të gjithë planin me skenarët e dëmshpërblimit. Presim rezultatin përfundimtar të verifikimeve për të kaluar në fazën e dëmshpërblimeve.  E mos harroni, kur ne erdhëm në qeveri, në malin e borxheve që na lanë trashëgim aleatët e sotëm të fatkeqësive, ishin edhe dy kodra të larta borxhesh nga përmbytjet e zonës së Shkodrës. Ne i shlyem një më një ato borxhe për ata njerëz dhe nuk kemi hyrë më në asnjë borxh të kësaj natyre me njerëzit e këtij vendi, sepse erdhëm për të ndërtuar një Shqipëri tjetër dhe kjo është Shqipëria tjetër, që nuk i le vetëm njerëzit e saj. Kurrë më," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll