Politike

“Kam mbajtur kosto nga kjo qeveri”/ Salianji: PD e ka ende forcën për të bërë ndryshimin dhe për të shkuar drejt hapjes

Ai tha se për këtë arsyeje ka bërë burg, ndërsa shumë të tjerë kanë marrë leje, kanë marrë tendera dhe kanë bërë para.

10 Janar 2026, 18:11 Nga E.d
“Kam mbajtur kosto nga kjo qeveri”/ Salianji: PD e ka ende
Foto ilustruse

KORÇË- Ervin Salianji ka deklaruar ditën e sotme se ka mbajtur shumë kosto nga kjo qeveri. Ai tha se për këtë arsyeje ka bërë burg, ndërsa shumë të tjerë kanë marrë leje, kanë marrë tendera dhe kanë bërë para.

Gjatë fjalës së tij në takimin i cili po zhvillohet në Korçë, Salianji u shpreh se PD e ka ende forcën për të bërë ndryshimin dhe për të shkuar drejt hapjes. Sipas tij, ajo ka forcën për të bashkuar çdo demokrat që është i pakënaqur. 

Ervin Salianji: Kam mbajtur kosto nga kjo qeveri. Kur unë kam bërë burg, shumë të tjerë kanë marrë leje, kanë marrë tendera dhe kanë bërë para. Si mund të thuhet që qenka problem për PD unë dhe ju që e kemi mundur Edi Ramën dhe jo këta që i dërrmon Edi Rama në çdo palë zgjedhje prej 2013. Unë mendoj që PD e ka ende forcën brenda vetes për të bërë ndryshimin, për të bashkuar çdo demokrat që është i pakënaqur dhe për të shkuar drejt hapjes. Prania juaj sot më emocionon sepse tregon se ka ende shqiptarë që nuk janë dorëzuar, se ka demokratë që nuk dorëzohen dhe nuk e pranojnë këtë poshtërim./Dosja.al

 ervin salianji korçë takim

Sondazh

Poll