10 Janar 2026, 11:27
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha, shpreh mbështetje për protestat masive në Iran kundër regjimit teokratik të ajetullahëve. Ai thekson se kryengritja po përballet me dhunë të rëndë shtetërore dhe dhjetëra viktima, duke dënuar ashpër represionin e autoriteteve iraniane. Berisha thekson gjithashtu qëndrimin e Presidentit të SHBA, Donald Trump, dhe shpreh solidaritetin e PD-së me popullin iranian në përpjekjen për liri dhe demokraci.
Deklarata e plotë:
Deklaratë e Partisë Demokratike.
Kryengritësit iranianë drejt fitores mbi diktaturën teokratike të Teheranit. Prej dy javësh në Teheran dhe qytete të tjera të Iranit, populli iranian është ngritur në protesta të fuqishme kundër regjimit obskurantist të ajetullahëve. Organizata e Muxhahedinëve të Popullit, opozita më e fuqishme e popullit iranian që lufton prej dekadash për një Iran të lirë dhe demokratik, po udhëheq këtë kryengritje të fuqishme.
Në disa qytete të vendit pushteti është në duart e kryengritësve. Ajetullahët kanë marrë mercenarë nga vende të tjera. Garda Islamike dhe mercenarët kanë hapur zjarr kundër protestuesve dhe deri sot janë mbi 44 martirë të rënë për lirinë dhe dinjitetin e kombit të tyre.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar ajetullahët: “Mos qëlloni, se do t’ju qëllojmë.”
PDSh, duke dënuar me forcën më të madhe dhunën dhe terrorin shtetëror të regjimit diktatorial obskurantist të Teheranit ndaj kryengritësve, ju uron kryengritësve trima fitoren për një Iran të lirë, demokratik dhe sovran./Dosja.al
sali berisha
Politike
9 Janar 2026, 18:10
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar ditën e s...
Politike
9 Janar 2026, 16:18
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike do të mbajë ditën e nesërme në orën 13:00 një mbledhje të Kryesis&...
Politike
9 Janar 2026, 15:43
E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Shkodrësa, Benet Beci dhe gjashtë të tjerë. B&...
Politike
9 Janar 2026, 15:23
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar ditën e s...
Politike
9 Janar 2026, 15:21
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat pas tryezës me temë &ldqu...
Politike
7 Janar 2026, 23:04
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar intervistën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili publiko...
Politike
9 Janar 2026, 13:40
D.S
Flor Binaj
TIRANË- Aktivisti Florjan Binaj theksoi nevojën për reflektim dhe bashkim mes faktorëve opozitarë.
Në...
Politike
9 Janar 2026, 13:35
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gazetari Denis Dyrnjaja ka deklaruar se Durana Tech Park, është një skemë si ajo e incenerator&eu...
Politike
9 Janar 2026, 13:30
E.d
Neritan Liçaj
TIRANË- Aktori Neritan Liçaj, ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është në anarki m...
Politike
9 Janar 2026, 13:26
Elton Qyno
Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) është shoqata që drejtohet nga biznesmeni Ermal Beqiri, në të...