Politike

A e “rindezi” PD-në takimi me Salianjin?/Alimehmeti: Kishte një përgjumje, partia u zgjua! Vendi ndodhet në një emergjencë kombëtare

Gjatë një interviste televizive, Alimehmeti u shpreh se çdo takim opozitar ka vlerën e tij, sa kohë ka një emërues të përbashkët që është rrëzimi i qeverisë.

9 Janar 2026, 18:10 Nga E.d
A e “rindezi” PD-në takimi me Salianjin?/Alimehmeti: Kishte
Foto ilustruse

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar ditën e sotme se vendi qeveriset nga njerëz që nuk qeverisin dot. Gjatë një interviste televizive, Alimehmeti u shpreh se çdo takim opozitar ka vlerën e tij, sa kohë ka një emërues të përbashkët që është rrëzimi i qeverisë.

Për sa i përket takimi me Salianjin, ai tha se kishte një përgjumje dhe kishte nevojë për një zgjim, i cili sipas tij u arrit. Në fund, ai tha se ka takime të vazhdueshme me kreun e PD, bashkëpuno me të gjithë në PD dhe me opozitën. 

“Qeverisemi nga njerëz që nuk na qeverisin dot, efektet janë sot në sytë e të gjithëve. Syrin e kanë vetëm të merren me fondet publike dhe jo të na qeverisin. Shqipërisë duhet t’i gjejmë një zgjidhje, ndodhet në një emergjencë kombëtare. Çdo takim opozitar ka vlerën e vet, ka vlerë edhe çdo takim me partitë e tjera, sa kohë kemi një emërues të përbashkët që është rrëzimi i qeverisë, çdo organizim ka vlerë.

Unë kam takime të vazhdueshme me kreun e PD, bashkëpunoj me të gjithë në PD dhe në opozitë. Kjo është për mua ajo që duhet të bëjë gjithkush që merret me politikë. Nëse emëruesi i përbashkët është i njejtë nuk ka pse të ketë probleme. Mund të kemi mendime të ndryshme se si bëhet më e mira, e rëndësishme është të kemi një emërues të përbashkët. E vërteta është që kishte një përgjumje dhe kishte nevojë për një zgjim, çka u arrit. U arrit të shkohej në bazë”, tha ai./Dosja.al

ilir alimehmeti pd ervin salianji

Sondazh

Poll