Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Flet pronarja e një rrobaqepësie: Ushqeja 3 fëmijët, bashkia tha se s’do më kompensonte (FOTOT)

Ajo tha se inspektorët e bashkisë kishin pohuar se do të llogariteshin si dëme vetëm orenditë dhe elektroshtëpiaket dhe jo ato në biznes.

10 Janar 2026, 13:02 Nga E. D
Përmbytjet në Durrës/ Flet pronarja e
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Përmbytjet kanë shkatërruar një rrobaqepësi në zonën e Plazhit në Durrës. Siç shihet edhe në pamje, uji ka dëmtuar makineritë dhe gjithçka tjetër që ka pasur në biznes. Lidhur me situatën katastrofike, pronarja e biznesit, nënë e tre fëmijëve, shpreht se gjithçka që pati iu shkatërrua nga përmbytjet.

Ajo tha se inspektorët e bashkisë kishin pohuar se do të llogariteshin si dëme vetëm orenditë dhe elektroshtëpiaket dhe jo ato në biznes.

“Unë jam në nenë e vetme që ushqeja 3 fëmije me këto makina qepëse. Nuk kisha ndihmë nga shteti apo babai i fëmijëve për këto 3 vite. Qep dhe pastroj nëpër shtëpi. Tani nuk kam asgjë më!”, tha ajo./Dosja.al

durres

Sondazh

Poll