Aktualitet

FOTO/ U braktis nga shoku i tij pas rënies së makinës në përrua! Ky është pasagjeri 30-vjeçar i zhdukur gjatë aksidentit në Klos

ë bashku me 30-vjeçarin ishte edhe 24-vjeçari Andi Llosha, ky i fundit drejtues i mjetit. Llosha ka arritur të dalë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa Karajn dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

10 Janar 2026, 10:40 Nga E. D
FOTO/ U braktis nga shoku i tij pas rënies së makinës në
Jurgen Karaj

KLOS- Personi që shihni në foto është 30-vjeçari, Jurgen Karaj, i cili është zhdukur pasi makina ku ndodhej si pasagjerë ra në në një përruar në Klos. Së bashku me 30-vjeçarin ishte edhe 24-vjeçari Andi Llosha, ky i fundit drejtues i mjetit. 

Por siç sqaroi policia, Llosha ka arritur të dalë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa Karajn dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit. Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar 24-vjeçarin Llosha, pasi ai është largua nga vendngjarja dhe nuk i ka dhënë ndihmë Karajt në brendësi të automjetit.

Gjithashtu Llosha iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Karaj. Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Dosja.al

jurgen karaj

Sondazh

Poll