Aktualitet

Dy zjarre gjatë natës në Mirditë dhe Kurbin/ Digjet një autobot dhe një servis makinash

Bëhet me dije se ngjarja e parë ka ndodhur në rrugën e Kombit, ku një trailer autobot që transportonte karburant është përfshirë nga flakët

10 Janar 2026, 11:37 Nga E. D
Dy zjarre gjatë natës në Mirditë dhe Kurbin/ Digjet një
foto ilustruese

MIRDITË- Dy zjarre janë shënuar në qarkun e Lezhës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Bëhet me dije se ngjarja e parë ka ndodhur në rrugën e Kombit, ku një trailer autobot që transportonte karburant është përfshirë nga flakët

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës të Mirditës, zjarri është vënë nën kontroll në kohë, duke shmangur përhapjen e flakëve dhe pasoja më të rënda. Ndërsa zjarri i dytë është regjistruar rreth orës 01:30, në fshatin Shullaz të Kurbinit, ku flakët kanë përfshirë një objekt biznesi, servis automjetesh, në pronësi të një shtetasi 48-vjeçar.

Si pasojë, janë djegur dy automjete dhe një sasi gomash, duke shkaktuar dëme materiale me vlerë të konsiderueshme. Sakaq, grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të dy ngjarjeve./Dosja.al

mirditë kurbin

Sondazh

Poll