Aktualitet

Përmbytjet në qarkun e Vlorës/ Ende ka prani uji në disa banesa në Novoselë e Bishan, ja si paraqitet situata

Në njësinë administrative Novosele janë prekur rreth 13 banesa, ndërsa në fshatin Bishan janë raportuar rreth 15 banesa te cilat kane pasur prezencë uji ne oborre dhe disa ka hyre uji brenda.

10 Janar 2026, 11:17 Nga E. D
Përmbytjet në qarkun e Vlorës/ Ende ka prani uji në disa
permbytjet ne vlore

VLORË- Pasojat e përmbytjeve në Vlorë janë ende evidente në disa banesa. Në njësinë administrative Novosele janë prekur rreth 13 banesa, ndërsa në fshatin Bishan janë raportuar rreth 15 banesa te cilat kane pasur prezencë uji ne oborre dhe disa ka hyre uji brenda.

Si pasojë banorët janë duke pastruar baltën dhe mbetjet që lumi Vjosë ka lënë në oborret dhe ambientet e brendshme të shtëpive të tyre. Shqetësimi kryesor i tyre lidhet me dëmet në bujqësi dhe blegtori. Ata gjithashtu kërkojnë ndihmë emergjente, veçanërisht ushqim për bagëtitë, pasi nuk kanë mundësi për t’i siguruar ato vetë./Dosja.al

permbytjet ne vlor

Sondazh

Poll