Aktualitet

"Ka qenë në krye të detyrës"/ Punonjësi i komunales në Durrës humbi jetën pasi e mori rrjedha e ujit, flasin familjarët: Të njihet që ka rënë në krye të detyrës! Kemi pamje teksa punonte

Duke folur për mediat, djali i xhaxhait Osman Hysenaj deklaroi se kanë në duar pamje filmike nga kamerat e sigurisë që tregojnë momentet e fundit të 54-vjeçarit para se ta merrte rrjedha e ujit. Ai thekson se deri në momentin e fundit të jetës, Hysenaj ka qenë në krye të detyrës dhe në pamjet filmike.

10 Janar 2026, 12:50 Nga E. D
"Ka qenë në krye të detyrës"/ Punonjësi
Astrit Hysenaj

DURRËS- Familjarët e Astrit Hysenajt, punonjësit të komunales në Durrës, i cili humbi jetën pasi u mor nga rrjedha e ujit teksa ishte në punë gjatë përmbytjeve, kanë bërë thirrje që ai të njihet si person i rënë në detyrë.

Duke folur për mediat, djali i xhaxhait Osman Hysenaj deklaroi se kanë në duar pamje filmike nga kamerat e sigurisë që tregojnë momentet e fundit të 54-vjeçarit para se ta merrte rrjedha e ujit. Ai thekson se deri në momentin e fundit të jetës, Hysenaj ka qenë në krye të detyrës dhe në pamjet filmike.

"Ai në mëngjes u nis për në punë, familja nuk ishte dakord duke i thënë që të mos ikte s është shumë shi, por ai kishte veshur uniformën dhe kishte ikur. Pasi kaloj ora që vinte çdo ditë në shtëpi, familja u shqetësua, por pritën deri nga ora 3-4 se thanë se mos e ka dërguar ndërmarrja në ndonjë vend tjetër, ku ka nevojë. Kur e panë që nuk erdhi, filluan kërkimet.

Shkuan nëpër spitale, në kafe, ne vendet ku punonte, por nuk u gjend. Në darkë shkuan në polici, bën denoncimin. Ata thane që pas 24 orësh fillon procedura që të shpallet në kërkim. Me anë të disa kamerave, gjetëm qe deri në orën 8:25 e mëngjesit ai ka qenë duke punuar.

Siç e tregojnë edhe pamjet, ka qenë duke mbledhur letra në ujë. Pas kësaj ore nuk kemi informacion, mendojmë se e ka marrë rryma e ujit. Në mëngjes të ditës tjetër shkuam prapë në polici, erdhën palombarët në vendin që dyshonim ne. Shkuam në fund të derdhjes së këtij kanali, tek ura pranë reparti ushtarak te plepat, policia tha ke kishin parë një uniformë të punës së komunales, shkuam atje, e gjetëm më pas atje.

Ne kërkojmë që ai të njihet që ky ka rënë në krye të detyre, sipas pamjeve tona, në 08:25 ka qenë duke punuar. Ato që i takojnë sipas ligjit siç i takojnë. Ai atëherë është zhdukur. Nëse kanë pamje të kundërta të na e vërtetojnë. Ka lënë pas nënë 85 vjeç, nusen që është e pa punë dhe një djalë, që dhe ai është i papunë. Ata kanë mbetur me pensionin e nënës tani," deklaroi Osman Hysenaj.

"Ishim në kërkim, po e kërkonim te shkarkimi i kanalit në bregdet, ishte dhe policia në këtë kohë. Policia na tha që  e kemi gjetur në një zonë, atje e gjetëm me uniformën e punës. Është nisur për punë që nga 6 e mëngjesit dhe nuk u kthye më. Ne kërkojmë që t’i njihet ajo e drejta e punës ku ishte. Kjo është e vërteta. Nëse duan filmime jua japim edhe ne," tha Idajet Hysenaj./Dosja.al

astrit hysenaj

Sondazh

Poll