Aktualitet

Moti i keq/ Rrëshqitje dherash në fshatin Çërravë të Pogradecit, rrezikohet banesa ku jetojnë dy familje

Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut një banesë rrezikohet në fshatin Çërravë të Pogradecit. Mësohet se në objektin e rrezikuar jetojnë dy familjet me disa anëtarë.

10 Janar 2026, 12:11 Nga E. D
Moti i keq/ Rrëshqitje dherash në fshatin Çërravë
pamje nga vendngjarja

POGRADEC- Situata nga moti i keq vijon të mbetet e rënduar në disa vende. Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut një banesë rrezikohet në fshatin Çërravë të Pogradecit. Mësohet se në objektin e rrezikuar jetojnë dy familjet me disa anëtarë.

Mësohet se vendi ka qenë i kultivuar më vreshtari dhe pemëtari, çka ka bërë që të parandalohet një fatalitet. Ndërkohë shërbimet e emergjencës të bashkisë dhe prefekturës kanë mbërritur në vendngjarje për të marrë masa mbi situatën./Dosja.al

pogradec moti i keq

Sondazh

Poll