Aktualitet

FOTOLAJM/ Protesta në Durrës, banorët hedhin domate dhe letra higjenike drejt godinës së Bashkisë

Banorët thonë se ende nuk janë dëmshpërblyer nga përmbytjet e kaluara.

9 Janar 2026, 18:47 Nga E.d
FOTOLAJM/ Protesta në Durrës, banorët hedhin domate dhe letra
pamje nga protesta

DURRËS- Banorët e qytetit të Durrësit kanë vijuar protestën e tyre, para dyerve të Bashkisë. Ata kanë hedhur domate dhe letra higjenike, drejt godinës së Bashkisë. Protestuesit kanë bërë thirrje që qytetarët e tjerë t'i bashkohen protestës së tyre.

Banorët thonë se ende nuk janë dëmshpërblyer nga përmbytjet e kaluara. Ata bëjnë përgjegjës institucionet për mungesë përgjegjësie dhe angazhimi. Sipas tyre ata nuk kanë bërë në kohë pastrimin e kanaleve kulluese. Si pasojë e motit të keq, në Durrës u raportua edhe viktima e parë./Dosja.al

durrësi protesta kanale kulluese

Sondazh

Poll