Aktualitet

Përroi i fshatit Gur i Kuq del nga shtrati, bllokohet shkarkuesi në aksin Pogradec–Qafë Thanë dhe pezullohet mësimi

Në kudër të kësaj, qarkullimi i automjeteve në një segment rreth 100 metra kryhet vetëm me një korsi.

9 Janar 2026, 18:00 Nga E.d
Përroi i fshatit Gur i Kuq del nga shtrati, bllokohet shkarkuesi
Foto ilustruse

POGRADEC- Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut kanë bërë të mundur që përroi i fshatit Gur i Kuq të dalë gjatë nga shtrati i tij. Dalja nga shtrati e tij, ka sjellë bllokimin e shkarkuesit në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë.

Në kudër të kësaj, qarkullimi i automjeteve në një segment rreth 100 metra kryhet vetëm me një korsi. Nga kjo kanë mbetur të bllokuara, edhe aksi Kakaç–Grunjas dhe aksi Kalivaç–Dunicë. Si pasojë e këtyre bllokimeve, procesi mësimor nuk është zhvilluar në fshatrat Dunicë dhe Grunjas./Dosja.al 

pogradec–qafë thanë rreshje shiu gur i kuq

Sondazh

Poll