Aktualitet

Protesta në Durrës/ Banorët: Ende nuk jemi dëmshpërblyer nga përmbytjet e kaluara, nuk kemi mbështetje nga qeveria

Ky tubim vjen pas situatës me motin e keq, i cili ka prekur qytetin dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesat dhe bizneset e tyre.

9 Janar 2026, 18:25 Nga E.d
Protesta në Durrës/ Banorët: Ende nuk jemi
Foto ilustruse

DURRËS- Banorët e qytetit të Durrësit kanë dalë sërish në protestë. Ky tubim vjen pas situatës me motin e keq, i cili ka prekur qytetin dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesat dhe bizneset e tyre. Qytetarët fajsojnë qeverinë, e cila sipas tyre nuk i ka mbështetur në këtë katastrofë natyrore.

Banorët thonë se ende nuk janë dëmshpërblyer nga përmbytjet e kaluara. Ata bëjnë përgjegjës institucionet për mungesë përgjegjësie dhe angazhimi. Sipas tyre ata nuk kanë bërë në kohë pastrimin e kanaleve kulluese. Si pasojë e motit të keq, në Durrës u raportua edhe viktima e parë./Dosja.al

durrësi protestë mot i keq

Sondazh

Poll