Aktualitet

Protesta në Durrës/ Qytetarët: U sos durimi! Disa janë intimiduar dhe nuk kanë ardhur sepse u kanë thënë nuk do t’ju japim dëmshpërblim.

Sipas tyre, policët kanë ardhur për të shoqëruar protestuesit.

9 Janar 2026, 18:44 Nga E.d
Protesta në Durrës/ Qytetarët: U sos durimi! Disa janë
Foto ilustruse

DURRËS- Banorët e qytetit të Durrësit kanë vijuar protestën e tyre, para dyerve të Bashkisë. Një protestuese ka deklaruar se është sosur durimi i tyre dhe duan zgjidhje të menjëhershme. Ata kanë deklaruar se disa prej tyre janë intimiduar dhe nuk kanë ardhur sepse u kanë thënë nuk do t’ju japim dëmshpërblim.

“A keni gjë në dorë? Do ju vrasin? Unë jam nëna juaj jam 74 vjeç. A keni ju prindër? Gjithë ky popull kaq i mirë si po ju duron? U sos durimi!”, shprehet njëra prej tyre.

Sipas tyre, policët kanë ardhur për të shoqëruar protestuesit. Ndërsa, thanë se e drejta e protestës është e garantuar nga ligji dhe Kushtetuta. 

“Është e qartë që të gjithë këta policë ka ardhur për të shoqëruar djemtë. Njërin e dërguan në komisariat. Këta nuk kapën asnjë nga ata që plasën fishëkzjarre për Vitin e Ri, por njerëzit e lirë. E drejta e protestës është e garantuar nga ligji dhe Kushtetuta. Ju lutemi mos u sprapsi. Disa janë intimiduar dhe nuk kanë ardhur sepse u kanë thënë nuk do t’ju japim dëmshpërblim. Kjo është qeveria e shantazhit. Ku ka para për shishe vere, ka edhe lekë për dëmshpërblime”, deklaron një tjetër./Dosja.al

protesta durrës polica

Sondazh

Poll