Aktualitet

U bllokua si pasojë e reshjeve të dëborës, hapet pas tre ditësh rruga e Njësisë Administrative Dardhas në Pogradec

Bashkia Pogradec, me mjetet e saj dhe me ndihmën e kompanive private, ka bërë të mundur zhbllokimin e rrugës, në mënyrë që qarkullimi i automjeteve të vijijë normalisht.

9 Janar 2026, 17:06 Nga E.d
U bllokua si pasojë e reshjeve të dëborës, hapet pas tre
Foto ilustruse

POGRADEC- Rruga e Njësisë Administrative Dardhas, është rihapur ditën e sotme pas tre ditësh bllokim. Bllokimi kësaj rruge është bërë për shkak të reshjeve të dëborës, që kanë përfshirë një pjesë të vendit ditët e fundit.

Bashkia Pogradec, me mjetet e saj dhe me ndihmën e kompanive private, ka bërë të mundur zhbllokimin e rrugës, në mënyrë që qarkullimi i automjeteve të vijijë normalisht. Kjo ka mundësuar kalimin e automjeteve drejt Dardhasit dhe pesë fshatrave të tjerë që janë pjesë e kësaj njësie administrative.

Gjatë ditës së sotme në zonë shkuan për ta inspektuar nga afër prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, si dhe deputeti Bledi Çomo. Ata  thanë se kjo është bërë e mundur nga puna e pandërprerë e ekipeve përkatëse. Ndërsa e konsideruan si një shërbim dhe nevojë jetie për komunitetin e zonës./Dosja.al

dardhas bora rruga

Sondazh

Poll