Aktualitet

GJKKO ndryshon masën e sigurisë ndaj ish-CEO’s Hongping Xiao/ Bankers Petroleum Albania: Respektojmë pavarësinë e gjyqësorit

Bankers thekson në deklaratë, se Xiao dhe BPAL do të përmbushin tërësisht kushtet dhe detyrimet të përcaktuara në vendimin e Gjykatës. Sipas njoftimit për shtyp, BPAL vijon të operojë rregullisht biznesin dhe mbetet e angazhuar për siguri, përputhshmëri me ligjin dhe për operacione të përgjegjshme.

7 Janar 2026, 15:10 Nga E. D
GJKKO ndryshon masën e sigurisë ndaj ish-CEO’s Hongping Xiao/
Bankers Petroleum Albania Ltd

TIRANË- GJKKO ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish CEO’s të Bankers Petroleum Albania, Hongping Xiao, nga arresti me burg në arrest shtëpie. Ndryshimin e masës së sigurisë e ka bërë me dije vetë Bankers Petroleum me anë të një njoftimi për shtyp. 

Bankers thekson në deklaratë, se Xiao dhe BPAL do të përmbushin tërësisht kushtet dhe detyrimet të përcaktuara në vendimin e Gjykatës. Sipas njoftimit për shtyp, BPAL vijon të operojë rregullisht biznesin dhe mbetet e angazhuar për siguri, përputhshmëri me ligjin dhe për operacione të përgjegjshme.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se si kontribuese me rreth 1 Miliardë Dollarë ndaj buxhetit të Shtetit, BPAL do të vijojë të operojë në përputhje me detyrimet kontraktuale kundrejt të gjitha palëve të interesit, duke përfshirë punonjësit, kontraktorët, shtetin,

Njoftim Për Shtyp – Bankers Petroleum Albania Ltd.

Bankers Petroleum Albania Ltd. (“BPAL”) konfirmon se Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish CEO’s të Bankers Petroleum Albania, Z.Hongping Xiao, nga arresti me burg në arrest shtëpie. Z.Xiao dhe BPAL do të përmbushin tërësisht kushtet dhe detyrimet të përcaktuara në vendimin e Gjykatës.

BPAL risjell në vëmendje se çështja është ende në fazën e hetimeve dhe nuk është gjykuar ende. Kompania respekton pavarsinë e sistemit gjyqësor dhe rithekson parimet thelbësore të prezumimit të pafajsisë. 

BPAL vijon të operojë rregullisht biznesin dhe mbetet e angazhuar për siguri, përputhshmëri me ligjin dhe për operacione të përgjegjshme. Si kontribuese me rreth 1 Miliardë Dollarë ndaj buxhetit të Shtetit, BPAL do të vijojë të operojë në përputhje me detyrimet kontraktuale kundrejt të gjitha palëve të interesit, duke përfshirë punonjësit, kontraktorët, shtetin, etj. BPAL do të vijojë të theksojë ruajtjen e transparencës dhe të fakteve. Duke patur parasysh natyrën e procedimit, BPAL nuk do të komentojë më mbi objektin e kësaj çështjeje./Dosja.al

bankers petroleum albania ltd

Sondazh

Poll