Aktualitet

Evazioni fiskal me miliona euro i "Bankers Petroleum"/ GJKKO liron nga qelia CEO-n e kompanisë

Hongping Xiao akuzohet për një sërë veprash penale të cilat përfshijnë “krijimi i skemave mashtruese” lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar, “fshehje e të ardhurave”, “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “shpërdorim detyre”, “moskryerje e detyrave nga organeve tatimore”, “korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendor”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

7 Janar 2026, 15:03 Nga E.d
Evazioni fiskal me miliona euro i "Bankers Petroleum"/ GJKKO liron nga
Foto ilustruse

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia shtetasin kinez Hongping Xiao, CEO i kompanisë Bankers Petroleum. Ndaj tij, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”. 

Hongping Xiao akuzohet për një sërë veprash penale të cilat përfshijnë “krijimi i skemave mashtruese” lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar, “fshehje e të ardhurave”, “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “shpërdorim detyre”, “moskryerje e detyrave nga organeve tatimore”, “korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendor”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Sipas organit të akuzës, kompania Bankers Petroleum, e cila është edhe kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në Shqipëri, ka shmangur për 20 vite tatimet. Kjo duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit. Më dy korrik Prokuroria e Fierit, kreu një aksion në “Bankers Petrolium Albania” dhe ekzekutoi 10 masa sigurie.

Në lidhje me këtë, katër shtetas të huaj vijojnë të jenë ende në kërkim. Kompania kineze akuzohet së gjatë periudhës 2004–2024, ka kryer shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekë. Por ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë./Dosja.al

hongping xiao bankers petroleum gjykata e posaçme

Sondazh

Poll