Aktualitet

Fshati Shkozë i bllokuar nga rrëshqitjet e dherave, banorët: Kemi pleq të sëmurë

Banorët duke folur për mediat, kanë deklaruar se rruga është komplet e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave. 

7 Janar 2026, 13:30 Nga I.A
Fshati Shkozë i bllokuar nga rrëshqitjet e dherave, banorët: Kemi
Pamjet

VLORË- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe bllokimin e rrugës që lidh fshatin Shkozë me zonat përreth të Vlorës. Banorët duke folur për mediat, kanë deklaruar se rruga është komplet e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave. 

Kanë shkarë të gjithë dherat nga lart, dhe ka bllokuar rrugën. Jemi të izoluar. Shiu nuk pushon, sapo filloi tani përsëri. Jemi me fëmije dhe pleq të sëmure dhe nuk kemi mundësi të shkojmë me makinë në Vlorë për në spital. Bëjmë thirrje të gjithë institucioneve për të sjellë mjetet e nevojshme për të hapur rrugën e fshatit”, tha një banor./Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll