Aktualitet

Sekuestrohet makina me vlerë 140 mijë euro, dyshohet se është vjedhur në Gjermani dhe shpallet në kërkim një person

Policia ka proceduar penalisht blerësin e automjetit të trafikuar, njëkohësisht drejtues i tij, në momentin e ndalimit në Vorë

7 Janar 2026, 13:52 Nga E.d
Sekuestrohet makina me vlerë 140 mijë euro, dyshohet se
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka sekestruar ditën e sotme një automjet tip “BMW M-8”, me vlerë rreth  140 mijë euro. Automjeti dyshohet se është vjedhur në Gjermani me qëllim shitjen. Policia ka proceduar penalisht blerësin e automjetit të trafikuar, njëkohësisht drejtues i tij, në momentin e ndalimit në Vorë.

Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim një 42-vjeçar, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin në Shqipëri. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar “Stolen line”, kundër trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze të vjedhura jashtë shtetit. Shkon 5 numri i automjeteve të sekuestruara që nga nisja e operacionit.

Sekuestrohet 1 automjet tip “BMW M-8”, me vlerë rreth 140 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Gjermani. Procedohet penalisht blerësi i automjetit të trafikuar, njëkohësisht drejtues i tij, në momentin e ndalimit në Vorë.

Identifikohet dhe shpallet shtetasi kosovar që dyshohet se ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri. Si rezultat i punës hetimore, të kryer në kuadër të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze, të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë.

Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua 1 automjet tip “BMW-8”, me vlerë rreth 140 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani.

Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin në Shqipëri, me qëllim shitjen, F. H., 42 vjeç (shtetas kosovar), si dhe u procedua penalisht blerësi i automjetit (njëkohësisht drejtues i automjetit, në momentin e ndalimit), shtetasi E. D., 39 vjeç.

Punohet për kapjen e 42-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”./Dosja.al

bmw m-8 140 mijë euro vjedhje

Sondazh

Poll