Aktualitet

Përmbytjet në ish-Kënetën e Durrësit, banori: Kryetarja e bashkisë nuk ka ardhur fare, po na shohin si alienë

Një nga zonat më kritike mbetet ish-Këneta, e cila që prej ditës së djeshme është e mbuluar nga uji.

7 Janar 2026, 13:34 Nga I.A

Përmbytjet në ish-Kënetën e Durrësit, banori: Kryetarja

DURRËS- Qyteti i Durrësit është vendi më i prekur nga përmbytjet për shkak të reshjeve. Një nga zonat më kritike mbetet ish-Këneta, e cila që prej ditës së djeshme është e mbuluar nga uji.

Në një intervistë për Euronews Albania, një banor i kësaj zone tha se kryebashkiakia nuk i ka vizituar familjet e prekura nga kjo situatë e rëndë.

“Jemi përmbytur tre herë. Uji ka hyrë dje në orën 7 të mëngjesit dhe është 40 cm në nivel. Bashkia s’ka asnjë investim, ne na quajnë të ardhur si alienë se ska mundësi. Në kohën e Enverit s’të prekte këmba në ujë, sot jemi rrafsh me ujë. Ka rënë shi i madh, këtë duhet ta pranoj, por jo tre herë përmbytje. Jemi përmbytur në shtator, nëntor dhe tani. Unë s’dua lekë, dua një investim që të rri rehat në shtëpinë time. Kemi fjetur gjumë në katin e dytë, nëna fle akoma në ballkon. Gjatë kësaj kohe, të na rrojë kati i dytë, se do kishim dalë me çadra. Kryetarja e bashkisë s’na ka parë fare, ajo i merr taksat, bashkia merr taksat. Atë as në TV s’e kam parë mbrëmë, prefekti dilte, ajo hiç”, ka deklaruar një banor.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll