Politike

Durrësi i përmbytur, ironizon Rama: Nuk e kuptoj se nuk më fajësojnë mua për situatën në Itali e Greqi

Duke bërë një paralelizëm me Opozitat e vendeve të tjera që nuk i fajësojnë qeveritë e tyre për përmbytjet, Rama shkruan se kjo është çudi.

7 Janar 2026, 09:58 Nga I.A
Durrësi i përmbytur, ironizon Rama: Nuk e kuptoj se nuk më
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me përmbytjet e vendit gjatë orëve të fundit për shkak të shirave. Me anë të një postimi në X, Rama ka ironizuar reagimet e Opozitës në Shqipëri, për shkak se ia hedhin fajin atij për situatën në vend. 

Duke bërë një paralelizëm me Opozitat e vendeve të tjera që nuk i fajësojnë qeveritë e tyre për përmbytjet, Rama shkruan se kjo është çudi.

Postimi i Plotë:

Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf

edi rama

Sondazh

Poll