Politike

Intervista e katërt e Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministri këtë të enjte me denoncime të reja

Mësohet se Ahmetaj do të bëjë disa denoncime të forta lidhur me qeverinë ku bënte pjesë deri pak vitesh.

7 Janar 2026, 00:37 Nga I.A

Intervista e katërt e Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministri këtë

TIRANË- Ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, do të japë intervistën e katërt ditën e enjte në orën 20:45 'Çim Peka Live'.

Mësohet se Ahmetaj do të bëjë disa denoncime të forta lidhur me qeverinë ku bënte pjesë deri pak vitesh.

Në intervistën e mëparshme, Ahmetaj denoncoi aferat tek AKSHI që më pas në bazë të hetimit nga SPAK rezultuan të sakta.

Gjykata e Posaçme filloi në nëntor të vitit të kaluar edhe gjykimin ndaj Ahmetajt lidhur me çështjen penale në ngarkim të tij për privatizimin e një parcele toke me çmimet e vitit 1994 në zonën e 5 Majit.

Ahmetaj do të gjykohet në këtë dosje për shpërdorim detyre, ndërkohë që një çështje e dytë penale e pret me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sondazh

Poll