Politike

"Ka familje të bllokuara"/ Përmbytjet, deputetja e PD-së: Situata katastrofike në Sukth, kërkohet ndihmë urgjente

Lidhur me situatën, ajo akuzon institucionet vendore dhe qendrore për dështim total në menaxhimin e emergjencës. Demokratja thekson gjithashtu se situata kërkon veprime të menjëhershme

6 Janar 2026, 18:30 Nga E. D
"Ka familje të bllokuara"/ Përmbytjet, deputetja e
Manjola Luku

DURRËS- Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Durrës, Manjola Luku, ka denoncuar situatën kaotike të përmbytjeve në bashkinë Durrës. Lidhur me situatën, ajo akuzon institucionet vendore dhe qendrore për dështim total në menaxhimin e emergjencës. Demokratja thekson gjithashtu se situata kërkon veprime të menjëhershme

“Reshjet e fundit kanë shkaktuar probleme serioze në shumë fshatra të njësive administrative Manëz dhe Sukth. Banorët janë të bllokuar dhe rrugët e aksesit janë të mbuluara nga uji. Kemi nevojë urgjente për ndërhyrje për lirimin e rrugëve dhe ndihmë për familjet e prekura.

Bashkia dhe qeveria duhet të lënë propagandën dhe të dërgojnë ekipet dhe mjetet e nevojshme. Duhet një paketë emergjence për përballimin e situatës dhe mbrojtjen e pasurisë së qytetarëve. Niveli i ujit ka arritur maksimumin dhe kjo është një zonë shumë emergjente”, deklaroi deputetja Luku./Dosja.al

manjola luku permbytjet ne durres

Sondazh

Poll