Politike

"E përgëzova për arritjet"/ Ambasadori i BE në Tiranë takon për herë të parë kreun e ri të SPAK, Gonzato: BE do vazhdojë mbështetjen

Gonzato tha se forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme.

6 Janar 2026, 16:14 Nga E. D
"E përgëzova për arritjet"/ Ambasadori i BE në
Silvio Gonzato, Klodian Braho

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar takimin e tij të parë zyrtar me kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho. Gonzato shprehet se gjatë takimit ka përgëzuar Brahon për arritjet e SPAK-ut deri më sot.

Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ndër të tjera, Gonzato tha se forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme.

"Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme. Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri," tha Gonzato./Dosja.al

silvio gonzato klodian braho

Sondazh

Poll