Politike

A u kontaktua nga Avokati i Popullit pas incidentit me policinë?/ Lapaj: Nuk e njoh si institucion sa kohë që drejtohet nga një njeri që nuk përfaqëson vlera 

Ai tha se punonjësit e policisë erdhën për të hequr çadrat, ndërsa pohoi se standardin e çadrave në bulevard e vendosi Rama në vitin 2009.

6 Janar 2026, 19:13 Nga E.d
A u kontaktua nga Avokati i Popullit pas incidentit me policinë?/ Lapaj:
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka deklaruar se nuk është kontaktuar nga  Avokati i Popullit, pas incidentit me policinë. Gjatë një interviste televizive në “News24”, Lapaj u shpreh se nuk e njeh si institucion, për sa kohë që drejtohet nga një njeri, që sipas tij nuk përfaqëson vlera në jetën publike të vendit.

Ai tha se punonjësit e policisë erdhën për të hequr çadrat, ndërsa pohoi se standardin e çadrave në bulevard e vendosi Rama në vitin 2009. Në lidhje me këtë, Kreu i “Shqipëria Bëhet” tha se do të bëj ankesa pranë AMP, pasi sjellja e tyre ka rrezikuar jetën e tij.  

“Nuk kemi patur dhe që të jem i sinqertë në nuk e njohim si institucion sa kohë që drejtohet nga një njeri që nuk përfaqëson vlera në jetën publike të vendit. Ne kemi bërë njoftim në polici, 4 ditë para protestës, kemi njoftuar për vendin orën pjesëmarrjen kohën e me radhë. Masivitetin e madh të punonjësve të policisë ju e patë. Erdhën për të hequr çadrat. Por standardin e çadrave në bulevard e vendosi Rama në 2009.

Dhe këto i hoqën dhunshëm pa asnjë njoftim. Por erdhën me civilë që u bënin foto njerëzve, dhe po ashtu natën duke hequr kampin për herë të dytë. Do bëj ankesat pranë AMP, pasi sjellja e tyre ka rrezikuar jetën time. Sjellja e tyre ishte e shëmtuar por edhe në tendenca të rrezikshme për jetën”, tha ai./Dosja.al

adriatik lapaj avokati i popullit  amp

Sondazh

Poll